ZEF ZORBA- DISIDENTI I HESHTUR

Shkruar nga Kolec TRABOINI


Shkodra është kryeqyteti i tërë Shqipërisë, shkruante në vitin 1907, Provinciali i parë i franceskaneve në Shqipëri At Lovro Mihaceviq, franceskan boshnjak. Dhe vazhdonte,....ka një pozitë të mrekullueshme, është vend i shëndetshëm dhe romantik. Këngët popullore askund nuk përshkruajnë aqë bukur bukurinë mrekullueshme të natyrës se në këto pak vargje të cilat na rrëfejnë imazhin e pamjes së gjallë e të mrekullueshme të natyrës që rrethon Shkodrën:

Po si na qenka Shkodra në breg të Bunës,

Me ato male e kodra përmbi det,

Plot me fiq e me ullinj,

E me vreshta mbushë me rrush;

Kur shikon përfund të këtij qyteti,

Arat mbushur grurë të bardhë,

Përreth fusha me bar të njomë,

Përmjedis rrjedh i shkon Buna lum...

Natyrisht në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, prej të cilës do ta nis këtë qëmtim për poetin Zef Zorba, Shkodrës i kishte humbur shumçka nga ky shkelqim. Aso kohe, në femijërinë time tashmë të largët, jetoja me Daden Katrinë e cila, si besimtare e devotshme shkonte përditë në Kishen e Madhe, ku ngrinte meshë nipi i saj Don Ernest Çoba, që më pas ka vdekur në burgjet e diktaturës. E, kur kthehej prej meshe, përmes Serreqit, Dada Katrinë ndalonte tek motra e vet Milena Skanjeti-Zorba, nëna e poetit Zef Zorba. Kur kthehej në shtëpi, si hiqte velin e zi, ulej të shplodhej para se të niste të gatuante dreken. Në atë pak kohë shplodhje, se ishte fort e moçme, ajo më fliste se si e kish kaluar tek familja Zorba, si rritej Lejla e vogël, gëzimi i shtëpisë, i Bepit (se kështu e thërriste nipin e vet Dada Katrinë) dhe Terezinës, e çfarë sherresh të reja kish ba vogëlushja. Kështu Lejla trazovaqe ishte ba jo vetëm shpirti e gëzimi i gjyshes së vet Milena, por edhe i Dadës sime Katrinë.


Milena e Katrina ishin dy prej pesë vajzave e një djali që kishte pru në jetë Motra Tone, Xhokonda e shqiptarëve, motra e Kol Idromenos, e shoqja e italianit Andrea Skanjeti, drejtorit të shkollës Tregtare Italiane në Shkodër, që ka nxjerrë me dhjetra e dhjetra figura madhore në historinë jo vetëm të Shkodrës por mbarë botës shqiptare. Motra e tretë ishte edhe ajo në Shkodër, Orsolina Çoba, nëna e Don Ernestos, e Lecit, Gjylianës, Xhyzepinës dhe, Lindës, që ishte martuar në Itali. Dy vajzat e tjera të Motrës Tone ishin Matilda e Domenika, të dyja të martuara në Kosovë, me të cilat janë ndarë e nuk janë parë më kurrë me njëra tjetren. Njëra prej këtyre motrave është vrarë me thikë në gjoks prej sërbëve, po të njëjtin fat ka pësuar dhe i biri Viktori. Sipas tërë gjasave, njëra prej vajzave të motres Tone të martuara në Kosovë, duhet të jetë gjyshja e Shpresa Gashit këngëtare e njohur në Kosovë. E bija e Zef Zorbës, e vogla Lali kujton se “nga Kosova kana ardhe dikur vonë dhe e kanë takue baben, por se kush e për çfarë ai nuk e zinte në gojë”. Me siguri do të qenë ndonje prej bijëve të tezes së vet. Ndërsa vëllai i pesë motrave, ka qënë Zef Skanjeti, inxhinjer i njohur për punët botore në qytetin e Shkodrës. Ndërkohe që Jak Zorba, burri i Tezës Lenë, gjithmonë është konsideruar një prej njerëzve në zë dhe familje filantropësh. Tokat e veta në bregun e lumit të Kirit, kjo familje shkodrane ja ka falë Kishës dhe kjo e fundit ka ngritur aty vorret e katolikëve, që sot janë pjesa historike monumentale fort zë i këtij qyteti. Edhe sot në qëndër të varrezave të Rrmajit lartësohet çinari i madh shumëshekullor me emrin Çinari i Zorbës. E sjell këtë hyrje për të vu në dukje se poeti Zef Zorba rrjedh prej një nga familjet aristokratike të Shkodrës, të asaj Shkodre që i thonin edhe Venecja e dytë, qoftë për shkak të rrethimit me ujra, por edhe se ka qënë një qënder me kulturë e tradita të hershme. Kryekreje është qyteti i Teutës, i Barletit e shumë figurave të tjera që vinë nga mijëvjeçarët deri në kohën e re. Në vitet 1800 Buna ishte e lundrueshme dhe aty rrëzë kalasë vinin anije tregtare prej Adriatikut e Mesdheut. Termeti në kapercyell të atij shekull dhe devijimi i Drinit duke krijuar Drinasen, mbushja e Bunës me aluvione, e izoloi qytetin në një farë mënyre. Por izolimin me të tmerrshem Shkodres nuk do t’ja sillnin fatkeqesitë natyrore por ato njerëzore. Vendosja e sundimit komunist e diktatorial vertetë u konsiderua prej shkodranëve si pushtimi më i eger e me shkatrrimtar që ka pësuar ky qytet ndër shekuj.

E pezull varen/ në tehun e një rrezeje/ qeniet e këputura./Me mallë të mënjanuara,/me pezme/ stërklapen/ me ta këputë shpirtin.( Zef Zorba, vjeshtë 1946).

Nuk mbet asgjë nga ato që përbënin nderin e dinjitetin e këtij qyteti të lashte veç mureve të kalasë. Intelektualët e klerikët studjues të shquar të kulturës shqiptare u pushkatuan a vdiqën burgjeve. U arrit deri atje sa edhe Flamurin që Ded Gjo Luli kish ngritur në Deçiq e tek Kisha e Brigjes në Hot, që ruhej nga Franseskanët, ta marrin e ta djegin sepse ai nuk e kishte yllin me pesë cepa të bolshevikëve të Rusisë.

E na i harruan kushtrimet:/lëmuç mbi njeri tjetrin/ s’u ndienkan për së gjalli ;/ të mos ketë mbetur frymè/ që rishtaz t’i buçasë ?....../ O jetë ! Edhe në zgrip,/shtegtarët e tu/gjithnjë të dashurojnë !

Njeri nga ata që e pësoi prej murtajes së kuqe, ishte dhe i riu intelektual shkodran Zef Zorba. Ish lindur ne 1920, në një familje shkodrane në Bosnjë. Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës, ndjek studimet në Universitetin e Padovës në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Por në vitin 1943 për arsye të ngjarjeve të luftës së Dytë të përbotëshme kthehet në Shkodër e nis punën si nënpunës banke. Kish rënë në sy për kulturën e tij të gjërë dhe aftësitë krijuese ndaj ne vitet 1945-1946 e punësojnë regjisor në Shtëpinë e Kulturës Shkodër, ku zhvillon një veprimtari artistike të admirueshme. Por rregjimi i ri që nisi të kontrollojë çdo gjë në jetën shoqërore e veprimtaritë kulturore nuk mund të linte që biri i një aristokrati shkodran të drejtonte me sukses trupën e teatrit.Poeti dhe studiuesi shkodran Anton Çefa, në një analizë të tij mbi disidencen e heshtur të letersisë nën diktaturë ka theksuar tiparet e poezisë së Zef Zorbës të lindur në kushtet e mungesës së plotë të çdo lloj lirie. “Zef Zorba - shkruan Anton Çefa, - vuri në skenë pjesën dramatike “Juda Makabe” të Fishtës, e cila trajtonte luftën për çlirim dhe tradhtinë kombëtare, problemet më të mprehta kombëtare, në atë periudhe kur në fshatrat per rreth Shkodrës, në Postribë, në Malësi të Madhe dhe në Mirditë vlonte lufta për të mos rënë nën thundrën komuniste ose për ta përmbysur atë. (Zef Zorba, “Disidenca e parë e organizuar e intelektualëve të Shkodrës”, “Hylli i Dritës”, numër i posaçëm, Tiranë, 1996). Kështu, Zorba e shpalli vetën haptas si disident i regjimit, që porsa kishte filluar të lëshonte rrënjë. Pas vdekjes, nën kujdesin e Stefan Çapalikut, iu botua vëllimi poetik “Buzë të ngrira në gaz”, një përmbledhje poezish lirike të shkruara brenda skajeve të një jete të tërë, prej rreth 40-50 viteve. “Buzë të ngrira në gaz” është shqiptimi i një poetike të lartë, fryt i asaj kohe absurde që ngriu në buzë fjalën e pathënë, pse jo edhe ironinë tragjike për bëmat e çoroditura të një shteti të çmendur, të një shoqërie të ndaluar në vend dhe të shkëputur nga bota.” Tërë ëndrrat dhe pasioniet një ditë ju ngrinë. Nuk shkoi gjatë e për një a dy fjalë të thëna a të pa thëna në mes miqësh artistë të rinj, arrestohet aktorja e re e talentuar Terezina Pali e pas pak edhe i dashuri i saj regjisori Zef Zorba.

Pastaj , n’teater; një Gjido/ i larë në djersë/ përpëlitej i falisur./shkuleshe n’ gaz me të madhe,/por në sy të vetetinte/ stuhia e Shtatorit.../ A të kujtohet.( Terezës)

Ishte shtatori i vitit 1946.Të dy në trupën e teatrit, të pasionuar e talentuar, të dy të dashuruar, të dy të arrestuar në një kohë, të dy në të njëtin gjyq mizorësh e përbindshah të kuq,... e të dy të dënuar me burg. Historia e dy të dashuruarve Zef Zorba dhe Terezina Pali është vertetë një prej dramave me të fuqishme njerëzore në qytetin e Shkodrës, por që gjithësesi falë cilësive të larta morale të këtyre dy të rinjëve rregjimi nuk arriti tua ktheje jeten në një tragjedi fatale. U përdorën tërë mjetet e mënyrat barbare që dashuria e tyre të thyhej.

I errët ky shteg. Nuk mundem/ rrugën me e gjetë pa dritën/ tande. (Ç'ka më sëmbon?) /Në cep të greminës,/ që josh e ngujon, / a e shef si po lëkundem?/

Por jo. Zef Zorba dhe Terezina Pali që ishin ndarë e burgosur mizorish, sa fituan lirinë u hodhën në krahët e njeri tjetrit. Atë dritë që nuk e gjenin dot në jetën e përditshme sociale e gjetën tek njeri tjetri.


Kur mbetesha vetëm me ty,/ o zemra ime,/netësh të mbarsura me stuhi,/mergime kujtesash në atë dhomë të gjatë,/ pa dritë.( dimër, 1946)

U martuan. Ju lindën dy vajza që i pagëzuan Elena dhe Luçia. Zef Zorba aso kohe u kish thënë njerëzve të familjes se vajzave do t‘u thërriste Lejla dhe Lali. Edhe sot e kësaj dite dy vajzave të Zef Zorbes ashtu u thërrasin. Pas daljes prej burgut, martesës, lindjës së fëmijëve dhe punësimit të tij si llogaritar jeta e tij do të rridhte e qetë. Por veç me një qetësi sipërfaqore sepse vepra e tij letrare poetike, e botuar post mortum, tregon se shpirti i tij nuk ishte i qetë. Ai e vuante mungesen e lirisë së shprehjes që ishte akoma më e rëndë se ajo e lëvizjes, madje edhe se vetë burgu sepse tek e fundit bëhesh guardiani i shpirtit tend, i vetndalimit dhe vetburgosjes.

Unë nuk vij dot me ty/Nuk kam si shkoqem prej kësi ngujimi/ku frymën e mbaj gjallë/me cirka arsyetimi/ ku foshnja/piqet në djep/prej ethesh përvëluese/ ku jeta-dhuratë përbuzet,/ ku hiqet dreqi me vdekë.( Shkalla e Kakarriqit)

“Në heshtjen e thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e një intelektuali të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afinitet të çuditshëm me letërsinë e filozofinë moderne, duke përkthyer poetë të tillë si R. Frost, Xh. Hungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot, dramaturg si Shou. Pirandelo, Uelld, Uajllder, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer, etj., etj.” shkruan Stefan Çapaliku, në shenimin në kopërtinën e fundit të librit “Buzë të ngrira në gaz”.

Vete poeti ne pasthenien e librit, te shkruar ne vitin 1989 pohon:
"Lexuesit të sotëm i kërkohet përgatitje shpirtërore, kulturore e artistike për ta bërë veten bashkautor me artistin, jo vetëm për të interpretuar atë që i komunikohet, por për ta ndjerë e për ta vuajtur bashkë me poetin, duke kërkuar në vepër përfytyrimin vetjak, qoftë në formë krejt individuale e ndoshta edhe botëkuptimore tjetër.Konsumatorit te sotem i kerkohet te jete si ai vizitori i Luvrit që kuvendon me Da Vincin para Xhokondës, ose si ai që ankon e gladon me Van Gogun para një pejsazhi norman. Ose si lexuesi i Ungaretit që vuan e heq të zitë e ullirit bashkë me poetin në llogoret e luftës.” Dhe më tej duke spjeguar platformen e vet estetike shkruan: "Rrugën e "esencialitetit" ose të "Hermetizmit" e kam përqafuar kryesisht sepse ashtu e kam ndjerë mundësinë e dhënies emocionale dhe të krijimit të përftyrimit vetiak. Njiherit kam këqyrë të mos bie, qoftë dhe pa vetedije në binarët e "hermetikeve", sado të adhurueshëm që ato binarë janë... pasimi i rrugëve emocionale të tyre do të kishte qënë një vazhdim i mjerë e i pafrut."

Kujtoj se me Zef Zorben jam takuar shumë vite të shkuara, aty nga 1970, kur punonin të dy në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Kurrë nuk mund ta mendoja se ai llogaritari që me tefter në dorë numuronte karriket e Ndermarrjes së Prodhimeve, ishte poeti që zërin e mbyste brenda vetes. Ishte koha kur uturonin shumë rangalla fjalësh. Edhe ato karrike që po merrnim ishin për sallën e madhe të mbledhjeve të Kombinatit të Drurit në Shkodrës, ku do të buçiste zëri i fuqishëm i partisë "për fitore të reja". Poeti Zef Zorba, i heshtur, i menduar, do të linte tefterin e ditës për të marrë në dorë tefterin e natës. Por veç, ndërsa në tefterin e ditës shkruhej me gjuhën e karbonit, e të zezës, në mbremje poeti shkruante me gjuhën e bardhë të zemrës, me gërmat e të vertetës si drita.

Tash muzgu sa me vrap/ qullos rrugën time,/(telet e dritës siku janë çartë)/Prej trurit trishtimi/ shkumbëzon e shprazet/ në gjymtyrët e këputura. /Heq këmba këmben zvarrë.

Por a e dinte valle ai madhështine e punës së vet. Apo thjeshtë shkruante sepse, i privuar prej të drejtës të merrej me art, nuk donte ta linte shpirtin e vet prej artisti të vdesë. E kështu si të burgosurit, për të thyer vetminë në mes të mureve të ftohta të qelisë, flasin me vehte që të mos harrojnë të flasin, të mos harrojnë të dëgjojnë, keshtu dhe ai shkruante e shkruante. Ndoshta per ndonje shkak tjeter drojes se i flashkej shpirti. Gjithësesi kur të kesh lexuar poezitë e tij, të shkruara në errësirë e në vetmi, do të ndjesh se çfarë masakrimi bënin shkrimtarët zyrtar në poetikën shqipe duke e përdhunuar publikisht. Thënë hapur, poezia shqipe ishte bërë një lavire ku shfrynin epshet kodoshët e realizmit shtatanik socialist. Ndërkohë që e verteta mbulohej shtat pash nën dhè, këtë dëshirë kishin edhe për dritën, atë dritë që rrezaton në shpirt edhe në fund të dheut po të fusin, por veç asaj nuk kish çfarë ti bënin.

E mjerisht ende sot, ka të vjetër por edhe të rinj që i bëjnë hosana të së shkuarës e lavdërojnë madje edhe surogatot poemezezat e komunizmit, qe nuk ishin kurgje tjeter por himn i dhunes e gjakut qe rridhte rrkaje neper gjoksin e atdheut, hymne per vrasesit qe pushkatonin intelektuale te lidhur dore per dore me tela me gjemba. E ky gjak ende nuk është shpaguar jo vetëm prej kriminelëve që vranë, por as të paktën moralisht nga ata që e himnizuan dhe e poetizuan krimin e përbindshëm të diktaturës komuniste. Krijimtaria poetike të poetit Zef Zorba vlerësohet si "histori e një shpirtit të sakatuar, që jeton duke përtypur shpresë e ironi të vetvetes" në kushtet me të errta të regjimit totalitar, kur, të shkruaje të tilla poezi ishe i destinuar të përfundojë tragjikisht. Zef Zorba, anipse e njohu burgun që në rini të tij, ai edhe me pas guxoi të fliste me vete me një poezi revolte, ani pse kjo revolte që e ndryme brenda vargjesh hermetike si vargoj, ashtu si vetë jeta shoqnore qe e mbyllur hermetikish dhe e izoluar nga bota.
Në këtë mizori e terrinë, falsitet e hipokrizi, kur laperdharët e errësirës thurnin hymn e ditirambe servile për ca shqiponja qielli( kur njerëzit ishin kthyer në krimba shiu), ai meditonte në vetmi të thellë, ku degjohej veç prej vetes, si një burim uji mijra metra nen dhè që zemra e tokës e ndjen. Që nga ajo thellësi bulëzonte zëri i poetit Zef Zorba, atij eruditi e njohësi e përkthyesi të letërsisë botërore, që anipse tepër vone u zbulua, shfaqi me plotëri dritën e saj. Le te citojme serisht shkrimin e Anton Cefes: "Në vitin 1996, Zorbës iu dha çmimi “Martin Camaj”, në arsyetimin e të cilit nga komisioni përkatës i përbamë prej albanologut Hans Joachim Lanksch, prof. dr. Walter Breu (Universiteti i Kostancës), prof. dr. Elvira Glaser (Universiteti i Zurihut) dhe prof. dr. Wilfrich Fiedler (Universiteti i Munihut), thuhet “Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimkambëshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.” Dhe më poshtë: “Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtërore e fjalës” dhe “Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjala për atë të shkruar në Shqipni”. (Hans-Joachim Lanksch: “Arti autonom i fjalës”, “Phoenix”, 1997 / 1, f. 49-52)."

Poezi e Zef Zorbës na kujton se sado e errët të jetë koha, sado e drithërueshme shpresa, etja e për dritën kurrë nuk duhet të shuhet e të vdesë. Ky është mësimi i madh që del nga poeti i pashoq i disidencës së heshtur Zef Zorba, zëri i të cilit është vertetë apoteoza e dritës së munguar nën diktaturë, të cilën tashmë, për fatin tonë, fatlumturisht e arritën ta kemi.

Boston, janar 2009

© Copyright Traboini - esè / traboinistudio@yahoo.com
Nuk mund të botohen në asnjë organ shtypi apo sit elektronik pa lejen e autorit

KOL IDROMENO: Mbesa Xhyzepina Çoba(Vasia) JANI e cila është edhe në fotografinë
pranë. Eshte nëna e piktorit të njohur Nikolet Vasia.

Zorba, l’albanais

Shkruar nga Primo SHLLAKU

Diku nga çereku i vjetëve ’90, në nji bisedë të gjatë me disa miq të huej, ra fjala për diktaturën. Ata treguen nji interesim të pazakontë dhe, mbasi ma provokuen inatin, po më ndigjonin me shum vemendje. Unë ua rreshtova të gjitha mbrapshtitë e saj e i mshova sidomos dhunimit e përdhunimit të gjithçkaje që kishte të bante me lirinë e liritë. Bile për nevojën e situatës, e mbaj mend si tashti, shpika, me marrveshjen e tyne e në gjuhë të tyne, edhe neologjizmin lirivrasës. Mirpo, për çudinë time të madhe, në vend që unë të shkaktoja të paktën njifarë solidariteti për mue e për ne, ndjeva nji si ftofje të auditorit dhe nji shkrehje të tij. Ngaqë nuk po zmadhoja dhe nuk po shtoja asgjâ, u fyeva dhe qëndrimin e tyne e mora si me dashtë me thanë se ç’po na gënjen. E ndërpreva tregimin e fillova të përbehem se kshtu kishte qenë dhe se dëshmitë e mia nuk ishin edhe aq të mprehta, se kjo ishte vetëm përvojë e imja dhe se kishte sigurisht përvoja të tjera të cilat mund të lênin pa mend. Njeni prej miqve të mi më pyeti thatë: “Po ju? Çfarë banit ju?” Unë e kuptova se rrfimi im kishte kalue nji vijë kritike dhe se, tue folë keq për diktaturën, unë, pa dashje, kisha fillue me folë keq për veten tonë. Më vështroi gjatë në sw me shum kuptim dhe m’u duk se deshti me më thanë: mos e trego mâ ketë histori. Mora me vete shqetsimin e nji rrfimi të dështuem dhe mendova se diku, ndër vende të edukuem me lirinë, ekziston nji vijë kritike që, kur diktatori e kalon ose e prek, aty shpërthen zemrimi kolektiv me gjithë rropamën e tij. “Njerzit rezistojnë, më pati thanë miku, nuk durojnë sepse mendojnë se nuk e meritojnë”. Kjo ngjarje më pati mbetë në mend dhe u bâ strumbullari i shum përsiatjeve mbi e rreth lirisë, edukatës së saj, kufijve të durimit dhe idesë së lirisë së pameritueme.

Legjendat urbane

Në atë kohë unë dhe shum prej nesh ende nuk ishim takue me produktin letrar të nëndheshëm që ishte shkrue gjatë kohës së diktaturës. Kjo mosditje ishte shkak për t’u trishtue dhe ndihesha i zhveshun pa nji fakt në dorë që të më bindte të paktën mue se na kishim rezistue ndopak. Dalja e librit të Zorbës qe nji shend i madh për të gjithë ata që e donin në grusht e në mendje nji akt ksisoj rezistence.
Qytetet janë krijesa gjigande e me moshë të stërmoçme që ndër shekuj kanë zhvillue nji sistem kapilar mprojtjesh për të mos u përmbysë. Nuk do të ndalem te banaliteti i ledheve e mureve, por do të ndalem te qytetari, kjo pjellë misterioze e e paparashikueshme e qytetit. Në vjetin 1356, nji qytetar beratas me emnin Skuripekis fsheh në muret e kshtjellës kodikun e famshëm të Beratit që ky të mos binte në duert pushtuesit serb, edhe pse ai po e kërkonte me adresë e tërbim ket libër të famshëm. Libri u mshef, mbeti në Berat dhe mori emnin legjendar Beratinus. U shpëtue ksisoj nji monument i paçmueshëm kulture për atëherë e për sot.
Kur Shkodra ra në duert e turqve mbas 1478-ës, gojëdhana thotë se ikona e Sh’Mrisë te kisha e Zojës në hymje të qytetit u shkput vetiu prej murit dhe u nis për ajrì drejt bregut të detit. E panë dy qytetarë shkodranë dhe iu vunë mbrapa. Kur mbrriten në breg ikona vazhdoj të ecte drejt Italisë dhe për dy qytetarët e zellshëm deti u bâ kalldram dhe ata e ndoqën deri në Genezzano, fshat afër Romës ku ruhet edhe sot.
Zef Zorba del prej burgut më 1951 dhe fillon me shkrue për skenat e atjeshme dhe, mbasi i ezauron, vazhdon të krijojë me nji art të papublikueshëm. I ruen shkrimet e veta, i përmirson, i rregullon, i korrekton, i redakton, i daktilografon dhe i ban libër, u shkruen edhe nga nji ose ma tepër parathanie, pasthanie. Jeton me makthin e tyne e prej makthit të tyne. Ata shkrime i kërcnojnë lirinë, atê vetë, familjen, lirinë e qetsinë e familjes. Ai dëshprohet, hidhet e përdridhet, i kap prap në dorë, i “zbut”, i rregullon. Mundohet ta mshefë prej të gjithëve “shtatzaninë” e tij me shkrime të ndalueme, të rrezikshme. Si intelektual i ramë në fatkeqsi, ai e pret edhe nji kolpo të beftë të diktaturës, që në orekset e saj periodike terrormbjellëse, mund t’i “mblidhte” prap të ish-të dënuemit. Por ai i reziston edhe tundimit të çmendun për t’i asgjasue dhe për t’u qetsue nji herë e mirë. Përleshja e idesë së qenit prind i keq dhe detyrës për ta ruejtë dëshminë e gjallë e konkrete të lirisë së vet alternohet me brengë e bremje ndërgjegje. Por poeti ka shum dashuni në kokën e tij dhe përpiqet t’i mbajë e t’i ruejë të gjitha. Fati e deshi që dashunitë e tij dolën të gjitha në breg.
I ka qyteti kto vlera inherente që punojnë për vazhdimsinë dhe që e kundërshtojnë prishjen e traditës. Qyteti mpron veten. S’âsht fjala për mprojtje me heshta e me muskuj, por me durim, vuejtje, sakrificë e dëshmitari. Urtsia dhe mençunia e qytetarit këmbehen papritmas me shkallimin në përballjen e rrezikut. Zef Zorba âsht legjendë urbane. Në mos qoftë e gjithë legjenda, padyshim që âsht pjesë e ksaj legjende.

Disidenca

Hisoriografia e letërsisë sonë ngurron për të gjetë disidencë te na. Hapja e kapitullit të disidencës dhe futja në tê e disa emnave i krijon edhe nji tjetër karshillëk denigrues letërsisë zyrtare të diktaturës e autorëve të saj. Enden nëpër ajër opinione se te na s’pati disidencë, se disidenca do njifarë hapsine, se disidentë janë ata që shkëputen prej nji drejtimi letrar zyrtar dhe, tue e mohue atê, vazhdojnë nji letërsi ndryshe, përmes nji kacafytje të vshtirë me vetë shtetin. Ky âsht varianti rus i disidencës dhe na nuk mund të klasifikohemi simbas tij. Nga njena anë themi se letërsia dhe historia e diktaturës tonë komuniste ishin atipike dhe pastaj thrrasim për ta cilsue ketë atipi modele tipike vendesh e kulturash të tjera. Siç e thashë ma sipër, mosrezistenca, pra mosqenia e rezistencës ka pak a shum kuptimin e meritimit të diktaturës, kurse pasja e saj – që na e kemi e që ç’ke me tê – i jep dinjitet njerzor e tharm lirie mjerimit tonë historik.
Fjala “disidencë” vjen prej latinishtes dissidere që do të thotë “rri mënjanë, rri veç ose në shmang të dikujt ose të diçkaje”. Pyes: ky Zorba ynë a nuk ndêjti në shmang të jetës zyrtare, a nuk shkroi mënjanë e pa e përfillë drejtimin letrar të kohës, madje kundër tij e sipas orientimesh letrare të anatemueme prej shtetit totalitar dhe establishmentit letrar?
Me poezinë e tij të tensionueme prej shqetsimesh intelektuale që kishin të bâjnë me lirinë, me kuptimin e jetës, me luftën e mbrendshme e me dyzimin e skajshëm, Zorba solli nji ofertë të re letrare, të vogël ndoshta si vllim, por të ngjeshun e intensive sepse poezi. Ai refuzoi estetikisht – dhe kjo thuhet rëndom – realitetin por edhe produktin letrar. Ai nuk përshndeti asnji dhe s’u vû për brazdë me askënd. Ai u shfaq si solist me artin e vet në surdinë. Besonte te arti dhe te vlerat mbetëse, pra te materia e pashkatrrueshme e tij. Prandej dhe kishte kohë me pritë deri në amshim. Nuk dallojmë askund ankthin se nuk po i vjen dita me botue. Përkundër, ai deklarohet shum i trembun prej asaj dite. Zorba e sundonte kohën e vet personale, kishte hyll udhëzues sensin e ardhmënisë. Koha e tij dhe koha reale nuk skandoheshin në të njajtin ritëm. Diskrepancat e rrjedhjes së ndryshme të kohëve të simultanitetit hasen në disa poema të tij. Ky mund të jetë nji prej shêjave të rrallë që dëshmojnë për qenien e tij në sintoni me hermetizmin si drejtim letrar kontinental.
Zorba nuk do të ishte asgjâ po të mbetej vetëm te refuzimi. Ai refuzonte dhe njikohësisht bante dëshmitarinë e ktij refuzimi, e ruente atê jo me mençurinë e të zakontës, por me marrzinë e të pazakontës. Tamam si në legjendat urbane. Dëshmitaria âsht forca e energjia e qytetit që përsërit vetveten në kohë paqe e në kohë lufte, në mnyrë që vlerat të kalojnë të paprekuna nga njena ditë në tjetrën. Po të mbash paraswsh vrazhdsinë e diktaturës sonë shpijake dhe qëndresën legjendaro-urbane të Zorbës, na vjen ndër mend menjiherë ideja se qytetet tona e kishin zhvillue nji aparat imunitar vetmprojtës që në rastin e Zorbës shfaqet në variantin e vet ma të dhimbshëm e ma patetik. Paranoia e një shteti që harxhonte 30e mâ % të buxhetit për me asgjasue lirinë e qytetarëve të vet, kishte zhvillue nji censurë e atmosferë shterpzimi. Shpesh më duket se çapoi i ndytë i ksaj censure ka depërtue në thellsi të gjoksit të Zorbës dhe ia ka gërvishë disa herash perlën e ndriçme që ai mbante atje.

Letërsia e sirtareve

Kur flasim për Zorbën, më duket se cilsimi simbas shprehjes “letërsi e sirtarëve” nuk i bie për shtat autorit tonë. Ka diçka tutelare kur përmendet në kontekstin për Zorbën dhe jo pak pejorativitet kur përdoret si cilsim kategorik universal i letërsisë.
Kam dëshirë ta shqyrtoj ket term tue e çue në literalitet. Të gjithë ata që shkruejnë besoj se shkrimet e tyne i mbajnë nëpër sirtare. Ku tjetër përveç se atje. Unë nuk di ndonji njeri që i ven ata në frigorifer apo lavatriçe. Termi ka mbrendë nji redondancë dhe âsht njisoj si me thanë kpucë për kambë ose kapele koke. Unë bile njof njenin që shkrimet e veta i ruente për arsye vetsigurie me vjete të tana në trapazanin e shtëpisë së vet. E si t’i themi atij se “ti shkruen letërsi trapazani”?
Tue lanë mënjanë formën, esencialja e ktij termi âsht, më duket, raporti i autorit me lexuesin e vet. Mendoj se âsht në të drejtën e plotë dhe të padiskutueshme të autorit me vendosë se kur ai do t’i shfaqet lexuesit të vet. Paraqitja para lexuesit âsht ndoshta çasti mâ delikat dhe mâ randësor i jetës së krijuesit. Ai e ushtron ketë të drejtë tue u nisë nga bindja e tij se a e ka vepra formën përfundimtare që të takohet me lexuesin për të prodhue efektin maksimal të adezionit, a gjendet apo jo ai tip lexuesi që autori ka pasë parasysh gjatë krijimit. Thonë, pra, se ka autorë që i mbajnë shkrimet e tyne për nji kohë shum të gjatë që të “ftofen”, të stagjionohen, të përsendzohen si diçka jashtë autorit dhe të pavarun prej tij. Edhe nëse kto shembuj që rreshtova nuk përbâjnë rastin e Z. Zorbës, unë po them përvûjtnisht se, kur kërkimi i lexuesit ka mbrendë edhe rrezikun e sigurtë të gjetjes së xhelatit tand, atëherë merr shum kuptim shtymja pa afat e ktij takimi.
Buzë të ngrira në gaz
Nuk mund ta mshef faktin se më pëlqen fort ky titull që vetë Zorba e zgjodhi për librin e tij të vetëm me poezi. Megjithse u njofta vonë me poemat e tij, kam hasë shum invariante të cilat duken sikur ndonji poezi e imja ta kishte pa atê të Zorbës. Sidomos lojën që ban Zorba me gozhdat e çekiçin në nji poemë të tij, dikush mund ta merrte edhe si plagjiaturë timen te nji vjershë e imja me çekiç e me gozhda. Por kto janë rastsi. Më duhet të ngulmoj se titulli i librit nuk duhet të jetë rastsi: BUZË TË NGRIRA NË GAZ. Kam idenë se unë e Zorba si banorë të qytetit të Shkodrës kemi pa dikur, në kohë të ndryshme, pavarsisht prej njeni tjetrit nji diçka që mund të na ketë përshtypë në të njajtën mnyrë, edhe pse destinacioni i atij sendi nuk ishte aspak prodhimi i asaj përshtypje që unë po hamendsoj se kemi marrë, të dy, unë edhe Zorba.
Para vjetit 1967 katedralja e Shkodrës ose Kisha e Madhe ishte tempulli katolik ma i stolisun i Shqipnisë: piktura, afreske, banda, stuko, skulptura, gdhendje të ndryshme, relike, kelkshêjta të praruem e rrezatues i jepnin katedrales hijen e nji tempulli qendror e të stolisun. Në navatën e djathtë ose jugore të ksaj kishe të ndërtueme simbas stilit romanik ndodhej atëherë nji altar dhe në pjesën e poshtme të ktij altari, nën syprinën prej mermeri që shërbente si tabernakul, ndodhej nji kamare e gjanë me xham. Në tê ishte ekspozue nji ci-gît (sakofag) me trupin e nji shêjti që nji tunikë e kuqe ngjyrë alle i mbulonte trupin dhe i lênte me u dukë vetëm ftyrën. Ky ishte shêjti Prosper, ose shtatorja e tij prej allçie. Thuhej se skeleti real i ktij shêjti ishte inkorporue i tani në allçi. Edhe si fmijë, por edhe si i rritun kur kaloja andejpari ndjeja siklet. Në atë kamare nji llampë elektrike e fortë rrinte e ndezun vazhdimisht dhe unë e lexoja atë kamare si mundsi me pa se ç’ndodh mbrenda nji vorri. Ftyra e shêjtit ishte e qetë, swtë e mbyllun, goja e tij formonte nji qeshje të ngrime prej allçije dhe i zbulonte dhambët e rregullt po prej allçie. Ajo pamje e nji të vdekuni që qeshte, me buzë të ngrime në gaz, ishte diku afër të llahtarshmes, nji aliazh estetik ku e bukura dozohej trembshëm me makabrën.
Kam nji thirrje të mbrendshme me besue se takimi i Zorbës me atë kamare dhe banorin e saj prej allçie, do t’i ketë intimue idenë Zorbës për titullin e nj libri të ardhshëm. Kurse mue me siguri më kishte ngacmue për me kuptue se çfarë kishte ajo ftyrë që më tërhiqte dhe më zbonte njiheri.
Meqë e njifja vetëm për ftyrë Zorbën dhe s’kisha folë kurr me tê, tashti që shum sende nuk janë mâ, s’më mbetet tjetër veç të hamendsoj takimin tim metafizik me Zorbën para nji qeshje prej allçije që atê po e ban të famshëm mbas vdekjes.

Haraçi që nuk donte Zorba

Haraçi që nuk donte Zorba

Rrëfehet një prej trashëgimtareve të Zef Zorbës, e bija Eleni. Orët e fundit të poetit, jeta me babain që bisedonte, krijonte poezi, dëgjonte muzikë dhe gdhendte në dru krejtësisht i lirë. Brenda mureve të shtëpisë si perceptohej dija dhe dashuria për artin në derën e Zorbajve. Eleni tregon ditët e zakonshme të poetit të pangopur me kohën, trashëgimia që ka lënë edhe si përkthyes; gati vepra e plotë poetike e Tomas Eliotit, poezitë e Montales, Ungaretit dhe Kuazimodos

Eleni apo si e thrrasin te shtpis, Lela, qe ka ruajtur mbiemrin e ders nga ka dal, Zorba - thot se tek oxhaku i shtepis vazhdojne te flasin vetm per dritn, qe nuk mbaron kurr, ashtu si bante dikur babai i tyre, ne kuzhinen e vogl, ne tavolinen e vogel ku shkruante dhe bisedonin ne liri per teatrin, poezin, muziken. Ndresa jasht ishte terr, dhe brenda ishte dija dhe mirsia - qe te bajne njeri.

“…drita nuk mbaron kurr” - sht fraz-varg, me te ciln Eleni lidh takimin e djeshm, shkputur nga vllimi poetik i Zef Zorbs “Buz t ngrira n gaz”, qe vjen pas botimit te pare m ’94, i permirsuar, pasi jane shtuar dy poezi dhe nje balad e mrekullueshme, te cilen Zorba ia ka te moters se verber.

Eleni tregon ditt e zakonshme t Zorbs, t pangopur me kohn, e lidhur srish me vargjet e tij se “un kam shum gjana me ba/ koh m ka mbet pak”. Flitet pr punn sistematike dhe voluminoze t poetit edhe n prkthim, n shkrime t tjera letrare t cilat i ka ln trashgimi, n dorshkrim, krejt t prgatitura pr botim.

Eleni thot se ka n sirtar poezin e plot, veprn e kolosit anglez Tomas Eliotit q do ta botoj. Ndrsa punt e Zorbs lidhen kryesisht me frymzuesit e tij t par, shkolln prej nga mori dashurin e par pr poezin; tre hermetikt italian Ungaretin, Kuazimodon dhe sidomos Montalen.

Gjith kto “detyra” me letrsin Zorba i mbante fshehtas, pa dal asnj n drit derisa ra perdja e diktaturs, dhe nj vit pas ikjes s tij nga jeta, m ’94-n, botohet pr her t par vllimi vetm poetik, “Buz t ngrira n gaz”. E bija, n intervistn e mposhtme, tregon se ai e dinte se ishin “t ln mnjan” dhe pr kt arsye sidomos pas daljes nga burgu, nuk donte t’i shtonte brenga familjes s tij, liris brenda mureve t shtpis. Dhe ky ishte harai q nuk donte t paguante Zorba.

Ky ribotim sht cilsuar si i prmirsuar, pse?

I prmirsuar pr faktin se brenda librit sht shtuar nj poezi e vogl dhe nj balad q sht shkruar m 1975. Nuk e di arsyen pse baba nuk e kishte prfshi n at koh, n kopjen q e kishte ln t gatshme. Por u gjykua se ishte balad e mrekullueshme dhe u prfshi dhe ajo n kt tekst.

Zorba dim q fillimisht i ka shkruar poezit n gegnisht. Pse i ndryshoi n versionin letrar?

sht e vrtet q n fillimet e tij, baba i ka shkruar poezit n versionin gegnisht. M von m kalimin e viteve ime motr ndikoi tek ai dhe i thot se meq letrarja sht gjuh letrare zyrtare, pse nuk i jep nj lezet letrarisht. Baba edhe si studiues q merret me gjuhn pranon. Por libri vazhdon t ruaj nuancat e gegnishtes, dhe me nuanc shum t fort, ndrsa nga ana tjetr ka i przier poezit me nj letrarishte, nj kombinim mes gegnishtes dhe toskrishtes n mnyr q t bhet i lexueshm dhe i kuptueshm. Duke pasur brenda dhe fjal mjaft t prpunuar, kuptohet se sht jashtzakonisht m i afrt me letrarishten.

N at mjedis aq t zymt, persekutues, cilt kan ndikuar n krijimtarin e Zorbs?

Mund t them se kultura dhe gjenet jan jashtzakonisht t rndsishm n jetn e Zorbs. Ai ka qen nj ndr nipat e Kol Idromenos, piktor, skulptor dhe arkitekt i famshm shkodran. sht rritur n nj familje ku flitej shum pr artet dhe brenda tij kishte lind shum hert, kjo dashuri pr artet. E para dashuri e tij ka qen pr teatrin sepse e shohim djal t ri kur merret me regjin e disa dramave, n viteve ‘45-’46. M pas e futn n burg. M von i sht drejtuar poezis. Poezia sht pjesa m e dhimbshme e Zorbs. Nj artist q e ndjen brenda vetes mungesn e liris, revoltn m t madhe mendoj se n poezi mund ta shpreh m mir se askund tjetr.

A fliste ndonjher Zorba, sidomos me ju, pse nuk po i botonte poezit?

Zorba nuk donte t’i botonte poezit n at koh, ishte i bindur pr kt. Sepse si e ka thn edhe Kadare n parathnie t ribotimit “Buz t ngrira n gaz”, do duhej t paguante nj hara shum t madh. Ashtu si paguanin edhe nj pjes e madhe e autorve t cilt botonin n at koh. Imagjino me pes vite burg mbi shpin se far harai do ju donte t paguante pr t botuar poezit e tij. Pr kt arsye, ai nuk donte t paguante asnj lloj harai.

Si e bnte jetn Zorba?

Nse do t kishte nj njeri t cilit i mungonte gjithmon koha, ky ka qen Zef Zorba. Ai kishte gjithmon koh pak, sepse si thot diku n nj varg poezie: “Un kam shum gjana me ba/ koh m ka mbet pak”. Gjith dita e tij ishte sistematikisht me lloje t ndryshme puns, t cilat kuptohet ishin t lidhura gjithmon me gjenit e artit. Lexonte, prkthente, gdhendte n dru. Mrekullisht kemi punimet e tij, jan mbi 20 punime t gdhendura n dru. Shihte televizor, ndrsa mbasdite kishte biseda me ne. Kemi qndruar te kuzhina e tij, kemi kaluar nj universitet nga bisedat me t.

Prej Zorbs kemi t botuar deri tani vetm nj vllim poetik, cila sht trashgimia tjetr letrare q ka ln?

Ka shum dorshkrime. sht nj dram e shkruar “Si nata me ditn”, vn n skenn e teatrit “Migjeni”. sht shkruar kur doli nga burgu rreth viteve ’62-‘63. Ka edhe prkthime t mrekullueshme duke u marr pr 20 vjet me tre nobelistt italian, poet hermetik, si Ungareti, Montale dhe Kuazimodo. Duke qen nj njohs shum i mir i gjuhs italiane, sepse ka mbaruar universitetin n Itali, ai ka prkthyer n nj mnyr t mrekullueshme. N t ardhmen sigurisht q do t botohen. Ka botuar Tomas Eliot, gjithashtu edhe filozof si Kroen nn kujdesin e Stefan apalikut. Ka komplet veprn e plot t Tomas Eliotit t prkthyer, nj nga kolost e poezis angleze.

Ka mbaruar universitetin n Itali, por i ndrpreu studimet, pse?

Diplomn nuk ka arritur ta mbroj, pr shkak t Lufts s Dyt Botrore. Por ai ka studiuar pr shkencat politike dhe dashuria pr poezin pikrisht aty i ka filluar, aty sht njohur me veprat e tre poetve t mdhenj italian.

Si e prjetonte mungesn e liris, diktaturn, persekutimin e elits, kishs a fliste pr regjimin me ju, n shtpi?

Jasht mureve t shtpis kishte vetm terr dhe vite t mbushura me bloz, ndrsa brenda mureve t shtpis ne ishim krejt t lir me njri-tjetrin. Nse jasht ishte terr brenda ishte dija dhe mirsia, - q t bjn njeri. Un qysh e vogl e kam ditur se i prkasim nj familjeje q sht ndryshe nga t tjerat, nj familje q do t rrinte mnjan. Ne e dinim. Prindrit e mi kan qen t sinqert nuk e kan br asnjher hipokritin.

Si ka qen ort e fundit t Zorbs?

Vdekja e Zorbs ka qen brenda 24 orve. Kam qen pran tij n ort e fundit dhe mund t them se ai e ka ditur se kush sht. Un e kam gjetur at dit n kmb dhe ka hyr 10 or n koma. Mbas 24 orve dha shpirt, me dy pika lot n janar t vitit 1993. Nj vit m von bm botimin e veprs.

Cfar e nxiste n krijimtari Zorbn, konkretisht si krijonte ai?

Do t tregoj thjesht nj episod se si u krijua poezia “Nj gozhd”. sht nj sekret midis meje dhe atij. Isha vajz e re, 16 vjee, kur babai m oi n ambulanc pr nj dhimbje t fort dhmballe. N momentin q hym atje, n mur ishin antart e Byros Politike dhe sapo kishin hequr Beqir Ballukun dhe kishte mbetur nj gozhd pa foto. Dhe un i them: “Bab, shiko si ka mbet gozhda, pa portret”. Ai e shikoi dhe qeshi. Kur e ka shkruar m von, m tha se kjo ishte inspiruar nga un: “Nj gozhd e varur n mur/ mbetur e thar/ mbetur thik”. Nj tjetr poezia “Shkallt e Kakarriqit”, erdhi nga nj histori e vrtet. Kur t dy prindrit e mi doln prej burgut, dikush i tha t dilnin jasht shtetit, por ai nuk pranoi duke shkruar poezin, q mendoj se shrben edhe sot si mesazh patriotik. Ndrsa tek ky vllim sht nj poezi, “As ma ndrtoni shtpin”, q pr mua mbetet e mrekullueshme.

Zef Zorba, nji hermetist shqiptar

Zef Zorba, nji hermetist shqiptar

Hans-Joachim Lanksch


Zef Zorba
Më 1993, në moshën 73-vjeçare, në Shkodër vdiq poeti, regjisori dhe intelektuali i shquem Zef Zorba. Prej 1941 deri më 1943 ka studiue politologjinë në universitetin e Padovas në Itali. Mbas lufte punonte dy vjet regjisor në Shtëpinë e Kulturës të Shkodrës ku vuni në skenë, mes tjerash, dramën "Juda Makabe" të Fishtës. Mbas "riedukimit" punonte në kontabilitet. Zorba shkroi nji varg studimesh, disa pjesë dramatike dhe librete operash. Përktheu poezi nga Robert Frost, T.S. Eliot, Giuseppe Ungaretti, Salvatore Quasimodo, Eugenio Montale, pjesë teatrore nga G.B. Shaw, Luigi Pirandello, Oscar Wilde, Thornton Wilder si dhe shkrime filozofike nga Benedetto Croce, Hans Georg Gadamer etj.

Zorba i takonte qarkut të shkrimtarëve klandestinë. Më 1989 e përfundoi veprën e vet poetike, nji vëllim poezish që u botue vetëm më 1994 nga shtëpia botuese Dituria dhe që përmban vjersha nga vjetët 1945-1980, të shkrueme fshehtazi në burg (1946-1951) ashtu si dhe në liri. Edhe me pretendimet e tyne artistike edhe me realizimin e tyne artistik, 54 poezitë e librit e deklasifikojnë vargëzimin e prodhuem nga shumëshkrues notorë dhe me bekimin e Partisë, përftim ky që e shkyçi nga letërsia europiane dhe rrjedhat e zhvillimit të saj pjesën ma të madhe të letërsisë së shkrueme zyrtarisht në Shqipni.

Më 1996, Zef Zorbës iu dha post mortem Çmimi letrar "Martin Camaj" i Shoqatës "Martin Camaj".

Krahas me shkrimtarët në diasporë si Martin Camaj dhe me autorë të tjerë klandestinë si Kasëm Trebeshina, Daut Gumeni, Primo Shllaku, Zorba i takon qarkut të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimëkambshin lidhjen me rangun e saj të naltë që e kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.

Ndërsa poezitë jo pathetike, jo pompoze të Zorbës në shikim të parë duken të thjeshta, madje edhe lexuesi serioz dhe i rrahun në lamin e poezisë e ka të vështirë me gjetë shtigje afrimi deri te ato. Poetikës artvrasëse socrealiste, Zorba i kundërvë nji poetikë të përjetimit, të bashkëpërjetimit e të zhytjes së vetë lexuesit në tekst tek lexuesi bahet bashkautor, nga lexuesi madje kërkohet me u ba bashkautor dhe jo konsument i tekstit. Kalitjes ideologjike dmth. indoktrinimit Zorba i kundërve nji individualizëm rigoroz. Tekstura e poezisë së tij asht eliptike, e përqëndrueme në qenësoren, dhe e ngjeshun deri në abstrahim. Poezia e Zorbës të bahet si simotër letrare e pikturës abstrakte. Poeti i end tingujt, ritmet, tonalitetet, rrezatimet e fjalëve në tekstet e veta fjalëpakë në tabllo të pikturueme me fjalë, tabllo që janë konkrete vetëm në dukje dhe që veprojnë deri në shtresat e nënvetëdijshme. Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtnore e fjalës.

Në ciklin "Fugat e fundit", f20, poetit ia doli me krijue nji sintezë unike në letrat shqipe, atë të muzikës e letërsisë, cikli "Mbresat e rrugëve - Poem (Në formën e një koncerti për violë, fagot, ksilofon-kumbonë dhe instrumenta perkusioni) asht i komponuem simbas strukturës së sonatës (me hymje, ekspozicion temash, pjesë koncertuese, kadencat solo, reprizë dhe nji Vetëm me këto dy cikle Zorba do të kishte fitue nji vend të dukshëm në modernën e poezisë europiane.

Zef Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjalë për atë të shkrueme në Shqipni. Përderisa ndikimi ungarettian te Martin Camaj, i shikuem nga ma afër, del ma tepër si përfundim silogjistik ku tekstura e dendun dhe e mbyllun e Camajt, shikue nga ma afër, del si element afiniteti që rrajët i ka në hermetiken "moderne" të arkaikes te Camaj si dhe në individualitetin e tij, poezia e Zorbës mundet me u dukë si në shqipet, pa qenë ndonji imitim.

Para se me mbarue dorëshkrimin, Zorba i përpunonte vjershat e tija - nga nji anë në kuptimin e ngjeshjes tek e shlyente, ashtu si dhe Martin Camaj, atë që ishte e tepërt, tue kërkue me i dendësue tekstet deri në thelb të thelbit, dhe, nga ana tjetër, vjershave që i kishte shkrue gegnisht, ua jepte petkun e letrarishtes së sotme zyrtare tue ruejtë elemente të vyeshme gege. Ashtu lind nji krijesë e re tek përzihen idiomat tona (të traditës dhe ato që bota krijon të reja çdo ditë) siç thotë autori në mbasthanien e vet, dhe krijohet nji botë specifike trajtash dhe shprehjesh, nji fragmentarizëm i synuem nga autori, nji shprehësi dhe trajtësi që shfaq sharmin dhe magjinë e vet me plot fuqi, ekspresivitet dhe ngjyrëshmëni të hollë.

Letërsia në pritje të poetit

Letërsia në pritje të poetit

Letërsia në pritje të poetit

nga Adrian NDRECA

Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Ndër të gjithë autorët e kësaj letërsie ndahet në shenj Zef Zorba (1920-1993)

Në të vërtetë ai nuk don me u paraqitë, e ketë gja e tregon ma së mirit poezia e tij hermetike, e difton mungesa e dëshirës me u dukë - që e shoqnoi gjatë gjithë jetës, e dishmon jeta e tij e mbyllun, fakti që sa qe gjallë nuk botoi asgja, dhe vetë qenja dhe dukja e tij fisnike dhe e distancueme prej gjanave dhe prej kohës që iu dha me jetue.

Nuk asht e tepërt me thanë dy fjalë për poetin Zef Zorba, mbasi në nji vend ku fjalosena dhunshëm çdo ditë me banalen dhe nuk mbërrijmë me shque esencën e gjanave, Zef Zorba ka nevojë me iu paraqitë lexuesit.

Jeta e poetit Zef Zorba ka pak data, mbasi kuptimsia e qenjes së tij vinte prej përtypjes së pafund të emocioneve dhe prej hapsinës së pamatun të ndjenjave. Emocionet e ndjenjat nuk kanë data, pse nuk maten me ditë e me orë, por vetëm me intensitetin e tyne të papërsëritshëm.Flas për nji kohë kur poezia ishte çnjerzue prej idhujtarisë së verbët të pushtetit, e asokohe Zef Zorba maste hapat e shpirtit të vet me ritmet e Montale-s, Quasimodo-s, Ungaretti-t, me tingujt e Ravel-it, Fauré-së, Prokofjevit, me idetë e Benedetto Croce-s e H.-G. Gadamer-it.

Të gjitha këto gjana banin që qenja e tij të ishte krejt e huej për at' kohë.Zef Zorba ka lindë në vitin 1920 në Kotorr në nji familje tregtarësh shkodranë. Mbasi kreu liceun në Shkodër vijoi studimet në Padovë, në degën e Shkencave politike. Ndërpret shkollën për shkak të luftës dhe kthehet në Shkodër, ku nis me punue në bankë.

Në vitet 1945-'46 punon si regjisor tue vu në skenë disa vepra teatrale. Arrestohet në vitin 1946 për agjitacion e propagandë dhe del prej burgut mbas pesë vitesh. Arrestohet së bashku me Terezën, vajzën që do të bahej shoqja e tij e jetës, e cila do të vuejë burgun po për pesë vjetë.

Mbas vitit 1951 ban punë të randomta, ma së shumti si llogaritar në ndërmarrje të ndryshme në Shkodër. Megjithatë jeta e tij nuk ka asgja të ërbashkët as me punën që i jep me hangër dhe as me kohën e mjerë në të cilën jeton.Shkruen e përkthen papushim deri në fund, por pa mujtë e pa dashtë me botue kurrë asnji varg.

Me datën 6 janar të vitit 1993 vdes në qytetin e Shkodrës, gati i panjohtun si poet.E vetmja përmbledhje poetike që ka pa deri më sot dritën e botimit asht "Buzë të ngrira në gaz"(Dituria, Tiranë 1994).Për këtë përmbledhje studiuesi Sabri Hamiti ka shkrue tash së fundi: "Libri i poezisë Buzë të ngrira në gaz dhe zbulimi i tij është hyrje në zgjidhjen e enigmës së poezisë moderne shqipe, që është edhe zgjidhje e enigmës së autorit, që zgjat gjysmë shekulli" (Albanizma, Prishtinë, 2009, f. 155).Poezia shqiptare njeh në gjysmën e dytë të shekullit të kaluem vetëm dy poetë hermetikë: Martin Camajn dhe Zef Zorbën. I pari, i ikun, i dyti i padukshëm.

Camaj mbart në hermetizmin e tij diçka prej mënyrave lakonike të shprehjes së urtisë së malsorëve, ndërsa Zorba asht i errët, "skoteinos" në sensin antik grek të termit, ai ia mbyll dritaren mushicave por len që nepërmjet saj të depërtojë nji dritë e zbehtë hane që i jep kuptim çdo gjaje. Tek vargu i Zef Zorbës ajo çka ka ma shumë randësi asht hija e objekteve sesa vetë përmasat e tyne reale.

Po të marrim burgimin e tij, do të shohim se dhimbja e vuejtja e asaj padrejtësie nuk janë të pranishme në kujtimet e tija në gjinin e familjes. Gjithçka asht kthye në varg, tue kalue përtej së keqes që i ka ndodhë atij vetë. Qe se çka shkruen tek poezia "Shkalla e Kararriqit":

Harbon përbindshëm rrëpirae ngeshme në perspektivëpër t'u qepur në një këndme qiellin e detin....

O natë, o natë,mos ky na qenka pikësynimi?

Asht nji moment prej jetës së burgut, nji mbramje e mnershme dimni, kur bajonetat e rojeve duket se shpojnë rrshiqat që derdhin shiun e pafund mbi kënetën ku takohen ernat e maleve me ato të detit. Nji natë e paskaj duket se asht tue çilë kapakët e vet mbytës para tij. Drejt saj poeti ec i brishtë me fjalët e tija të cungueme prej dhimbjesh e prej mungesash esenciale.Kjo asht forca poetike nepërmjet së cilës poeti Zef Zorba rikrijon dhimbjen e vuejtjen nepër të cilën asht përshkue jeta e tij. Hermetizmi i tij nuk ka funksion mbrojtës, mbasi ai nuk donte e nuk mendonte me i botue poezitë e tija në të gjallë të vet.

Hermetizmi i Zef Zorbës ka kuptim të dyfishtë: ekzistencial dhe profetik. Ekzistencial pse koha në të cilën ai jetoi nuk i lejonte as të mirët e as të këqijtë me përftue idena të qarta e të dallueshme.

Profetik, pse poeti mbërrin me shikue përtej mjegullës së kohës dhe me dhanë sinjale, të cilat për shumëkend janë të dobta e të pakuptueshme, por mbartin me vete nji andërr të pame me sytë çilë, siç e ka përçansue "andrrën e shpresës shndërruese" filozofi Ernst Bloch.Poezia e tij asht e përshkueme anë e përtej prej notash lirike që herë herë janë të pakapshme prej lexuesit të randomtë:Shpejto, pranverë!Kjo shpresë qenkish tharm që shpirtin brenëma keq se urithi dhenë

Ose kur shkruen:

Shiu mênënjë rreze e hollënisë tymrat e po i çanëne kapemi për tëe hipim përmbi re.

Nji prej poezive të tija ma të bukura titullohet "A s'ma ndërtoni një shtëpi":A s'ma ndërtoni një shtëpi aty,aty, po aty, përtej, në mes të pyllitku pishat shul me ahat shpupurishenaq dendur janë, e ku stuhi e murlan- kur sulen me zhaurimë e me poterë -ndijimet marramendthi i pështjellojnëe mbeten ashtu lmuç të laskaruara si përmes gjethesh shprishur rreze e hënës. Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Asgja nuk qe siç e patëm andrrue, e kjo s'vlen vetëm për demokracinë e përgjumun, por edhe për letërsinë e fjetun.Ndër të gjithë autorët e "letërsisë së sirtarit" ndahet në shenj Zef Zorba, frymëmarrja poetike e të cilit ka gjallnue fjalë e thërrmiza fjalësh, pa pasë nevojë me u ba patetik apo i mërzitshëm.Ai bahet gati sot, ma në fund, me ardhë drejt lexuesit me nji botim të ri, tue na pru freskinë e tij ndriçuese me fjalën e kursyeme e me penelatat e zbehta që kajherë lejojnë me shikue edhe përtej vetë fjalës.