Haraçi që nuk donte Zorba

Haraçi që nuk donte Zorba

Rrëfehet një prej trashëgimtareve të Zef Zorbës, e bija Eleni. Orët e fundit të poetit, jeta me babain që bisedonte, krijonte poezi, dëgjonte muzikë dhe gdhendte në dru krejtësisht i lirë. Brenda mureve të shtëpisë si perceptohej dija dhe dashuria për artin në derën e Zorbajve. Eleni tregon ditët e zakonshme të poetit të pangopur me kohën, trashëgimia që ka lënë edhe si përkthyes; gati vepra e plotë poetike e Tomas Eliotit, poezitë e Montales, Ungaretit dhe Kuazimodos

Eleni apo si e thrrasin te shtpis, Lela, qe ka ruajtur mbiemrin e ders nga ka dal, Zorba - thot se tek oxhaku i shtepis vazhdojne te flasin vetm per dritn, qe nuk mbaron kurr, ashtu si bante dikur babai i tyre, ne kuzhinen e vogl, ne tavolinen e vogel ku shkruante dhe bisedonin ne liri per teatrin, poezin, muziken. Ndresa jasht ishte terr, dhe brenda ishte dija dhe mirsia - qe te bajne njeri.

“…drita nuk mbaron kurr” - sht fraz-varg, me te ciln Eleni lidh takimin e djeshm, shkputur nga vllimi poetik i Zef Zorbs “Buz t ngrira n gaz”, qe vjen pas botimit te pare m ’94, i permirsuar, pasi jane shtuar dy poezi dhe nje balad e mrekullueshme, te cilen Zorba ia ka te moters se verber.

Eleni tregon ditt e zakonshme t Zorbs, t pangopur me kohn, e lidhur srish me vargjet e tij se “un kam shum gjana me ba/ koh m ka mbet pak”. Flitet pr punn sistematike dhe voluminoze t poetit edhe n prkthim, n shkrime t tjera letrare t cilat i ka ln trashgimi, n dorshkrim, krejt t prgatitura pr botim.

Eleni thot se ka n sirtar poezin e plot, veprn e kolosit anglez Tomas Eliotit q do ta botoj. Ndrsa punt e Zorbs lidhen kryesisht me frymzuesit e tij t par, shkolln prej nga mori dashurin e par pr poezin; tre hermetikt italian Ungaretin, Kuazimodon dhe sidomos Montalen.

Gjith kto “detyra” me letrsin Zorba i mbante fshehtas, pa dal asnj n drit derisa ra perdja e diktaturs, dhe nj vit pas ikjes s tij nga jeta, m ’94-n, botohet pr her t par vllimi vetm poetik, “Buz t ngrira n gaz”. E bija, n intervistn e mposhtme, tregon se ai e dinte se ishin “t ln mnjan” dhe pr kt arsye sidomos pas daljes nga burgu, nuk donte t’i shtonte brenga familjes s tij, liris brenda mureve t shtpis. Dhe ky ishte harai q nuk donte t paguante Zorba.

Ky ribotim sht cilsuar si i prmirsuar, pse?

I prmirsuar pr faktin se brenda librit sht shtuar nj poezi e vogl dhe nj balad q sht shkruar m 1975. Nuk e di arsyen pse baba nuk e kishte prfshi n at koh, n kopjen q e kishte ln t gatshme. Por u gjykua se ishte balad e mrekullueshme dhe u prfshi dhe ajo n kt tekst.

Zorba dim q fillimisht i ka shkruar poezit n gegnisht. Pse i ndryshoi n versionin letrar?

sht e vrtet q n fillimet e tij, baba i ka shkruar poezit n versionin gegnisht. M von m kalimin e viteve ime motr ndikoi tek ai dhe i thot se meq letrarja sht gjuh letrare zyrtare, pse nuk i jep nj lezet letrarisht. Baba edhe si studiues q merret me gjuhn pranon. Por libri vazhdon t ruaj nuancat e gegnishtes, dhe me nuanc shum t fort, ndrsa nga ana tjetr ka i przier poezit me nj letrarishte, nj kombinim mes gegnishtes dhe toskrishtes n mnyr q t bhet i lexueshm dhe i kuptueshm. Duke pasur brenda dhe fjal mjaft t prpunuar, kuptohet se sht jashtzakonisht m i afrt me letrarishten.

N at mjedis aq t zymt, persekutues, cilt kan ndikuar n krijimtarin e Zorbs?

Mund t them se kultura dhe gjenet jan jashtzakonisht t rndsishm n jetn e Zorbs. Ai ka qen nj ndr nipat e Kol Idromenos, piktor, skulptor dhe arkitekt i famshm shkodran. sht rritur n nj familje ku flitej shum pr artet dhe brenda tij kishte lind shum hert, kjo dashuri pr artet. E para dashuri e tij ka qen pr teatrin sepse e shohim djal t ri kur merret me regjin e disa dramave, n viteve ‘45-’46. M pas e futn n burg. M von i sht drejtuar poezis. Poezia sht pjesa m e dhimbshme e Zorbs. Nj artist q e ndjen brenda vetes mungesn e liris, revoltn m t madhe mendoj se n poezi mund ta shpreh m mir se askund tjetr.

A fliste ndonjher Zorba, sidomos me ju, pse nuk po i botonte poezit?

Zorba nuk donte t’i botonte poezit n at koh, ishte i bindur pr kt. Sepse si e ka thn edhe Kadare n parathnie t ribotimit “Buz t ngrira n gaz”, do duhej t paguante nj hara shum t madh. Ashtu si paguanin edhe nj pjes e madhe e autorve t cilt botonin n at koh. Imagjino me pes vite burg mbi shpin se far harai do ju donte t paguante pr t botuar poezit e tij. Pr kt arsye, ai nuk donte t paguante asnj lloj harai.

Si e bnte jetn Zorba?

Nse do t kishte nj njeri t cilit i mungonte gjithmon koha, ky ka qen Zef Zorba. Ai kishte gjithmon koh pak, sepse si thot diku n nj varg poezie: “Un kam shum gjana me ba/ koh m ka mbet pak”. Gjith dita e tij ishte sistematikisht me lloje t ndryshme puns, t cilat kuptohet ishin t lidhura gjithmon me gjenit e artit. Lexonte, prkthente, gdhendte n dru. Mrekullisht kemi punimet e tij, jan mbi 20 punime t gdhendura n dru. Shihte televizor, ndrsa mbasdite kishte biseda me ne. Kemi qndruar te kuzhina e tij, kemi kaluar nj universitet nga bisedat me t.

Prej Zorbs kemi t botuar deri tani vetm nj vllim poetik, cila sht trashgimia tjetr letrare q ka ln?

Ka shum dorshkrime. sht nj dram e shkruar “Si nata me ditn”, vn n skenn e teatrit “Migjeni”. sht shkruar kur doli nga burgu rreth viteve ’62-‘63. Ka edhe prkthime t mrekullueshme duke u marr pr 20 vjet me tre nobelistt italian, poet hermetik, si Ungareti, Montale dhe Kuazimodo. Duke qen nj njohs shum i mir i gjuhs italiane, sepse ka mbaruar universitetin n Itali, ai ka prkthyer n nj mnyr t mrekullueshme. N t ardhmen sigurisht q do t botohen. Ka botuar Tomas Eliot, gjithashtu edhe filozof si Kroen nn kujdesin e Stefan apalikut. Ka komplet veprn e plot t Tomas Eliotit t prkthyer, nj nga kolost e poezis angleze.

Ka mbaruar universitetin n Itali, por i ndrpreu studimet, pse?

Diplomn nuk ka arritur ta mbroj, pr shkak t Lufts s Dyt Botrore. Por ai ka studiuar pr shkencat politike dhe dashuria pr poezin pikrisht aty i ka filluar, aty sht njohur me veprat e tre poetve t mdhenj italian.

Si e prjetonte mungesn e liris, diktaturn, persekutimin e elits, kishs a fliste pr regjimin me ju, n shtpi?

Jasht mureve t shtpis kishte vetm terr dhe vite t mbushura me bloz, ndrsa brenda mureve t shtpis ne ishim krejt t lir me njri-tjetrin. Nse jasht ishte terr brenda ishte dija dhe mirsia, - q t bjn njeri. Un qysh e vogl e kam ditur se i prkasim nj familjeje q sht ndryshe nga t tjerat, nj familje q do t rrinte mnjan. Ne e dinim. Prindrit e mi kan qen t sinqert nuk e kan br asnjher hipokritin.

Si ka qen ort e fundit t Zorbs?

Vdekja e Zorbs ka qen brenda 24 orve. Kam qen pran tij n ort e fundit dhe mund t them se ai e ka ditur se kush sht. Un e kam gjetur at dit n kmb dhe ka hyr 10 or n koma. Mbas 24 orve dha shpirt, me dy pika lot n janar t vitit 1993. Nj vit m von bm botimin e veprs.

Cfar e nxiste n krijimtari Zorbn, konkretisht si krijonte ai?

Do t tregoj thjesht nj episod se si u krijua poezia “Nj gozhd”. sht nj sekret midis meje dhe atij. Isha vajz e re, 16 vjee, kur babai m oi n ambulanc pr nj dhimbje t fort dhmballe. N momentin q hym atje, n mur ishin antart e Byros Politike dhe sapo kishin hequr Beqir Ballukun dhe kishte mbetur nj gozhd pa foto. Dhe un i them: “Bab, shiko si ka mbet gozhda, pa portret”. Ai e shikoi dhe qeshi. Kur e ka shkruar m von, m tha se kjo ishte inspiruar nga un: “Nj gozhd e varur n mur/ mbetur e thar/ mbetur thik”. Nj tjetr poezia “Shkallt e Kakarriqit”, erdhi nga nj histori e vrtet. Kur t dy prindrit e mi doln prej burgut, dikush i tha t dilnin jasht shtetit, por ai nuk pranoi duke shkruar poezin, q mendoj se shrben edhe sot si mesazh patriotik. Ndrsa tek ky vllim sht nj poezi, “As ma ndrtoni shtpin”, q pr mua mbetet e mrekullueshme.

Zef Zorba, nji hermetist shqiptar

Zef Zorba, nji hermetist shqiptar

Hans-Joachim Lanksch


Zef Zorba
Më 1993, në moshën 73-vjeçare, në Shkodër vdiq poeti, regjisori dhe intelektuali i shquem Zef Zorba. Prej 1941 deri më 1943 ka studiue politologjinë në universitetin e Padovas në Itali. Mbas lufte punonte dy vjet regjisor në Shtëpinë e Kulturës të Shkodrës ku vuni në skenë, mes tjerash, dramën "Juda Makabe" të Fishtës. Mbas "riedukimit" punonte në kontabilitet. Zorba shkroi nji varg studimesh, disa pjesë dramatike dhe librete operash. Përktheu poezi nga Robert Frost, T.S. Eliot, Giuseppe Ungaretti, Salvatore Quasimodo, Eugenio Montale, pjesë teatrore nga G.B. Shaw, Luigi Pirandello, Oscar Wilde, Thornton Wilder si dhe shkrime filozofike nga Benedetto Croce, Hans Georg Gadamer etj.

Zorba i takonte qarkut të shkrimtarëve klandestinë. Më 1989 e përfundoi veprën e vet poetike, nji vëllim poezish që u botue vetëm më 1994 nga shtëpia botuese Dituria dhe që përmban vjersha nga vjetët 1945-1980, të shkrueme fshehtazi në burg (1946-1951) ashtu si dhe në liri. Edhe me pretendimet e tyne artistike edhe me realizimin e tyne artistik, 54 poezitë e librit e deklasifikojnë vargëzimin e prodhuem nga shumëshkrues notorë dhe me bekimin e Partisë, përftim ky që e shkyçi nga letërsia europiane dhe rrjedhat e zhvillimit të saj pjesën ma të madhe të letërsisë së shkrueme zyrtarisht në Shqipni.

Më 1996, Zef Zorbës iu dha post mortem Çmimi letrar "Martin Camaj" i Shoqatës "Martin Camaj".

Krahas me shkrimtarët në diasporë si Martin Camaj dhe me autorë të tjerë klandestinë si Kasëm Trebeshina, Daut Gumeni, Primo Shllaku, Zorba i takon qarkut të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimëkambshin lidhjen me rangun e saj të naltë që e kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.

Ndërsa poezitë jo pathetike, jo pompoze të Zorbës në shikim të parë duken të thjeshta, madje edhe lexuesi serioz dhe i rrahun në lamin e poezisë e ka të vështirë me gjetë shtigje afrimi deri te ato. Poetikës artvrasëse socrealiste, Zorba i kundërvë nji poetikë të përjetimit, të bashkëpërjetimit e të zhytjes së vetë lexuesit në tekst tek lexuesi bahet bashkautor, nga lexuesi madje kërkohet me u ba bashkautor dhe jo konsument i tekstit. Kalitjes ideologjike dmth. indoktrinimit Zorba i kundërve nji individualizëm rigoroz. Tekstura e poezisë së tij asht eliptike, e përqëndrueme në qenësoren, dhe e ngjeshun deri në abstrahim. Poezia e Zorbës të bahet si simotër letrare e pikturës abstrakte. Poeti i end tingujt, ritmet, tonalitetet, rrezatimet e fjalëve në tekstet e veta fjalëpakë në tabllo të pikturueme me fjalë, tabllo që janë konkrete vetëm në dukje dhe që veprojnë deri në shtresat e nënvetëdijshme. Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtnore e fjalës.

Në ciklin "Fugat e fundit", f20, poetit ia doli me krijue nji sintezë unike në letrat shqipe, atë të muzikës e letërsisë, cikli "Mbresat e rrugëve - Poem (Në formën e një koncerti për violë, fagot, ksilofon-kumbonë dhe instrumenta perkusioni) asht i komponuem simbas strukturës së sonatës (me hymje, ekspozicion temash, pjesë koncertuese, kadencat solo, reprizë dhe nji Vetëm me këto dy cikle Zorba do të kishte fitue nji vend të dukshëm në modernën e poezisë europiane.

Zef Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjalë për atë të shkrueme në Shqipni. Përderisa ndikimi ungarettian te Martin Camaj, i shikuem nga ma afër, del ma tepër si përfundim silogjistik ku tekstura e dendun dhe e mbyllun e Camajt, shikue nga ma afër, del si element afiniteti që rrajët i ka në hermetiken "moderne" të arkaikes te Camaj si dhe në individualitetin e tij, poezia e Zorbës mundet me u dukë si në shqipet, pa qenë ndonji imitim.

Para se me mbarue dorëshkrimin, Zorba i përpunonte vjershat e tija - nga nji anë në kuptimin e ngjeshjes tek e shlyente, ashtu si dhe Martin Camaj, atë që ishte e tepërt, tue kërkue me i dendësue tekstet deri në thelb të thelbit, dhe, nga ana tjetër, vjershave që i kishte shkrue gegnisht, ua jepte petkun e letrarishtes së sotme zyrtare tue ruejtë elemente të vyeshme gege. Ashtu lind nji krijesë e re tek përzihen idiomat tona (të traditës dhe ato që bota krijon të reja çdo ditë) siç thotë autori në mbasthanien e vet, dhe krijohet nji botë specifike trajtash dhe shprehjesh, nji fragmentarizëm i synuem nga autori, nji shprehësi dhe trajtësi që shfaq sharmin dhe magjinë e vet me plot fuqi, ekspresivitet dhe ngjyrëshmëni të hollë.

Letërsia në pritje të poetit

Letërsia në pritje të poetit

Letërsia në pritje të poetit

nga Adrian NDRECA

Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Ndër të gjithë autorët e kësaj letërsie ndahet në shenj Zef Zorba (1920-1993)

Në të vërtetë ai nuk don me u paraqitë, e ketë gja e tregon ma së mirit poezia e tij hermetike, e difton mungesa e dëshirës me u dukë - që e shoqnoi gjatë gjithë jetës, e dishmon jeta e tij e mbyllun, fakti që sa qe gjallë nuk botoi asgja, dhe vetë qenja dhe dukja e tij fisnike dhe e distancueme prej gjanave dhe prej kohës që iu dha me jetue.

Nuk asht e tepërt me thanë dy fjalë për poetin Zef Zorba, mbasi në nji vend ku fjalosena dhunshëm çdo ditë me banalen dhe nuk mbërrijmë me shque esencën e gjanave, Zef Zorba ka nevojë me iu paraqitë lexuesit.

Jeta e poetit Zef Zorba ka pak data, mbasi kuptimsia e qenjes së tij vinte prej përtypjes së pafund të emocioneve dhe prej hapsinës së pamatun të ndjenjave. Emocionet e ndjenjat nuk kanë data, pse nuk maten me ditë e me orë, por vetëm me intensitetin e tyne të papërsëritshëm.Flas për nji kohë kur poezia ishte çnjerzue prej idhujtarisë së verbët të pushtetit, e asokohe Zef Zorba maste hapat e shpirtit të vet me ritmet e Montale-s, Quasimodo-s, Ungaretti-t, me tingujt e Ravel-it, Fauré-së, Prokofjevit, me idetë e Benedetto Croce-s e H.-G. Gadamer-it.

Të gjitha këto gjana banin që qenja e tij të ishte krejt e huej për at' kohë.Zef Zorba ka lindë në vitin 1920 në Kotorr në nji familje tregtarësh shkodranë. Mbasi kreu liceun në Shkodër vijoi studimet në Padovë, në degën e Shkencave politike. Ndërpret shkollën për shkak të luftës dhe kthehet në Shkodër, ku nis me punue në bankë.

Në vitet 1945-'46 punon si regjisor tue vu në skenë disa vepra teatrale. Arrestohet në vitin 1946 për agjitacion e propagandë dhe del prej burgut mbas pesë vitesh. Arrestohet së bashku me Terezën, vajzën që do të bahej shoqja e tij e jetës, e cila do të vuejë burgun po për pesë vjetë.

Mbas vitit 1951 ban punë të randomta, ma së shumti si llogaritar në ndërmarrje të ndryshme në Shkodër. Megjithatë jeta e tij nuk ka asgja të ërbashkët as me punën që i jep me hangër dhe as me kohën e mjerë në të cilën jeton.Shkruen e përkthen papushim deri në fund, por pa mujtë e pa dashtë me botue kurrë asnji varg.

Me datën 6 janar të vitit 1993 vdes në qytetin e Shkodrës, gati i panjohtun si poet.E vetmja përmbledhje poetike që ka pa deri më sot dritën e botimit asht "Buzë të ngrira në gaz"(Dituria, Tiranë 1994).Për këtë përmbledhje studiuesi Sabri Hamiti ka shkrue tash së fundi: "Libri i poezisë Buzë të ngrira në gaz dhe zbulimi i tij është hyrje në zgjidhjen e enigmës së poezisë moderne shqipe, që është edhe zgjidhje e enigmës së autorit, që zgjat gjysmë shekulli" (Albanizma, Prishtinë, 2009, f. 155).Poezia shqiptare njeh në gjysmën e dytë të shekullit të kaluem vetëm dy poetë hermetikë: Martin Camajn dhe Zef Zorbën. I pari, i ikun, i dyti i padukshëm.

Camaj mbart në hermetizmin e tij diçka prej mënyrave lakonike të shprehjes së urtisë së malsorëve, ndërsa Zorba asht i errët, "skoteinos" në sensin antik grek të termit, ai ia mbyll dritaren mushicave por len që nepërmjet saj të depërtojë nji dritë e zbehtë hane që i jep kuptim çdo gjaje. Tek vargu i Zef Zorbës ajo çka ka ma shumë randësi asht hija e objekteve sesa vetë përmasat e tyne reale.

Po të marrim burgimin e tij, do të shohim se dhimbja e vuejtja e asaj padrejtësie nuk janë të pranishme në kujtimet e tija në gjinin e familjes. Gjithçka asht kthye në varg, tue kalue përtej së keqes që i ka ndodhë atij vetë. Qe se çka shkruen tek poezia "Shkalla e Kararriqit":

Harbon përbindshëm rrëpirae ngeshme në perspektivëpër t'u qepur në një këndme qiellin e detin....

O natë, o natë,mos ky na qenka pikësynimi?

Asht nji moment prej jetës së burgut, nji mbramje e mnershme dimni, kur bajonetat e rojeve duket se shpojnë rrshiqat që derdhin shiun e pafund mbi kënetën ku takohen ernat e maleve me ato të detit. Nji natë e paskaj duket se asht tue çilë kapakët e vet mbytës para tij. Drejt saj poeti ec i brishtë me fjalët e tija të cungueme prej dhimbjesh e prej mungesash esenciale.Kjo asht forca poetike nepërmjet së cilës poeti Zef Zorba rikrijon dhimbjen e vuejtjen nepër të cilën asht përshkue jeta e tij. Hermetizmi i tij nuk ka funksion mbrojtës, mbasi ai nuk donte e nuk mendonte me i botue poezitë e tija në të gjallë të vet.

Hermetizmi i Zef Zorbës ka kuptim të dyfishtë: ekzistencial dhe profetik. Ekzistencial pse koha në të cilën ai jetoi nuk i lejonte as të mirët e as të këqijtë me përftue idena të qarta e të dallueshme.

Profetik, pse poeti mbërrin me shikue përtej mjegullës së kohës dhe me dhanë sinjale, të cilat për shumëkend janë të dobta e të pakuptueshme, por mbartin me vete nji andërr të pame me sytë çilë, siç e ka përçansue "andrrën e shpresës shndërruese" filozofi Ernst Bloch.Poezia e tij asht e përshkueme anë e përtej prej notash lirike që herë herë janë të pakapshme prej lexuesit të randomtë:Shpejto, pranverë!Kjo shpresë qenkish tharm që shpirtin brenëma keq se urithi dhenë

Ose kur shkruen:

Shiu mênënjë rreze e hollënisë tymrat e po i çanëne kapemi për tëe hipim përmbi re.

Nji prej poezive të tija ma të bukura titullohet "A s'ma ndërtoni një shtëpi":A s'ma ndërtoni një shtëpi aty,aty, po aty, përtej, në mes të pyllitku pishat shul me ahat shpupurishenaq dendur janë, e ku stuhi e murlan- kur sulen me zhaurimë e me poterë -ndijimet marramendthi i pështjellojnëe mbeten ashtu lmuç të laskaruara si përmes gjethesh shprishur rreze e hënës. Mbas viteve '90 e ashtuquejtuna "letërsia e fundit të arkës" apo "letërsia e sirtarit" na ka befasue ma së shumti me pamjaftueshmëninë e saj. Asgja nuk qe siç e patëm andrrue, e kjo s'vlen vetëm për demokracinë e përgjumun, por edhe për letërsinë e fjetun.Ndër të gjithë autorët e "letërsisë së sirtarit" ndahet në shenj Zef Zorba, frymëmarrja poetike e të cilit ka gjallnue fjalë e thërrmiza fjalësh, pa pasë nevojë me u ba patetik apo i mërzitshëm.Ai bahet gati sot, ma në fund, me ardhë drejt lexuesit me nji botim të ri, tue na pru freskinë e tij ndriçuese me fjalën e kursyeme e me penelatat e zbehta që kajherë lejojnë me shikue edhe përtej vetë fjalës.

FOTO NE OBORRIN E FAMILJES ZORBA